FC Iliria e Solothurnit pjesëmarrjen historike në Kupën e Zvicrës e nis ndaj FC Grenchenit

Solothurn, me 3 Korrik 2016

Është hedhur shorti i ndeshjeve të Kupës së Zvicrës në futboll. Këtë sezon për herë të parë historikisht merr pjesë edhe klubi shqiptar nga Solothurni, FC Iliria si fitues i Kupës Kantonale.

FC Grenchen – FC Iliria është njëra nga 32 ndeshjet që do të zhvillohen në raundin e parë të Kupës së Zvicrës, ku marrin pjesë edhe klubet e mëdha zvicerane si FC Basel, Youn Boys, fitues i sivjetmë, FC Zürich dhe klube të tjera, transmetojnë Albsport.ch dhe Radio Vala.
“Klubi i parë shqiptar pjesëmarrës ne kupen e Zvicres. FC Grenchen një nga ekipet nder vite me të mirat në kanton. Tashmë një lige poshtë nesh. Kush e besonte deri para pak kohesh ti lexonte këto rreshta? Sfide e vështire pasi Grenchen është akoma një emër i madh, por edhe një mundësi për të arritur raundin e dyte në vallen e klubeve më të mira të Zvicrës. HOPP FCI”, theksojnë nga FC Iliria.

Ndeshja midis FC Grenchen 15 (2.) – FC Iliria (2. Int.) do të zvilllohet me 13 Gusht 2016, në Stadiumin Brühl në Grenchen.

K.S /Albsport.ch

756 total views, 10 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *