Bashkohen dy klubet shqiptare të futbollit në Kantonin e Solothurnit, CIS Marigona me FC Ilirinë

Solothurn

Në Kantonin e Solothrunit në Zvicër, komuniteti shqiptar ka shënuar edhe një fitore historike në fushën e sportit. Bëhet fjalë për bashkimin CIS Marigona me FC Ilirinë me qëllim të fuqizimit dhe arritjes së suksesit të bashkuar, shkruan albsport.ch.

“U zgjat pak kjo, por rëndësi ka që sot u bashkuam dhe besoj se do na fuqizoje akoma më tepër në suksese të mëtejshme pasi që kemi nevojë për çdo bashkatdhetar tonin, punët janë të shumta, koha do ta tregoje. Janë të gjithë aktivistë që njihemi dhe nuk është thjeshtë dëshirë sporti e sportdashës. Udhëheqja e një klubi ka çështje teknike që duhet të njihesh me rregullat e federatës, kështu që këta janë të gjithë aktivistë që për vite kanë punuar për FC Ilirinë edhe për Marigonën, kështu që me përvojën e tyre do na fuqizojnë edhe më tepër”, u shpreh ekskluzivisht për Albspirt.ch, Menaxheri i FC Ilirisë, Ardit Sadikaj.

Ekipi i CIS Marigona para dhjetë viteve ishte krijuar nga ish themelues dhe kryesi e atëhershme e FC Ilirisë.

K.S /Albsport.ch

539 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *