FC Prishtina e Bernës përgatitet për ta festuar të shtunën inkuadrimin në Ligën e 2-të Inter-regjionale të Zvicrës

Dita e shtunë do të jetë festive dhe historike për dashamirët e futbollit shqiptar në Zvicër, e në veçanti për ekipin e FC Prishtinë dhe mbështetësit e saj. Një fitore para publikut vendas kundër ekipit të vendit të fundit, FC Prishtinës do ti siguroje inkuadrim në Ligën e 2-të Inter-regjionale të Zvicër.

Deri sa ekipi dhe udhëheqja e klubit po përgatiten për festën, futbollistët dhe trajneri Edvin Gashi po përgatiten maksimalisht që ta kryejnë punën më së miri, ta fitojnë ndeshjen dhe të plasohen një ligë më lartë. RadioVala dhe Albsport.ch, përcollën stërvitjen e FC Prishtinës, ku vërehej përkushtim dhe atmosferë pozitive tek ekipi, të cilët janë të vetëdijshëm për ndeshjen që i pret.

“Këtë të shtune do të pritet me festuar këtu në Bodenweid, si vitin e kaluar dhe me e bo Ligën e Dytë Interregionale, me e realizuar ëndrrën e çdo shqiptari këtu në Bernë. Klubi Prishtina është i çdo shqiptari jo vetëm në Bernë, por në gjithë Zvicrën dhe është klubi më i vjetër. Ne besojmë dhe kemi me bërë maksimumin më e arritur këtë sukses të shtunën. Na jemi maksimum të përgatitur dhe kemi me e dhënë maksimumin. Besojmë shumë se kemi me e realizuar ëndrrën tonë. Kemi me bo një lojë të mirë për shikuesit e FC Prishtinës, por edhe të tjerët që do të vijnë dhe me e fituar lojën”, tha për Radio Vala dhe Albsport.ch, trajneri i FC Prishtinës, Edvin Gashi duke i ftuar tifozët që të vijnë në numër sa më të madh për mbështetur ekipin në ndeshjen e fundit.

“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për të shtunën, e dimë se është një lojë që duhet me e fituar patjetër, duhet me e dhënë maksimumin të gjithë lojtarët dhe shpresoj që më e arrit qëllimin më i marr tre pikët, me u ngjitur edhe më lartë me i gëzuar të gjithë ata që vijnë më na shikuar si dhe shikuesit që na kanë përkrahur tërë sezonin. Kështu që ta bëjmë një festë të madhe të shtunën. U kisha bërë apel të gjithë shikuesve të gjithëve shikuesve që na kanë përcjellë deri më tash dhe ata që e kanë përkrahur Prishtinën këto 25 vite, Ju kisha bërë apel për më ardhur dhe me na përcjellë të shtunën, me e dhënë të veten. Ne shpresojmë që kemi me arritur fitore dhe me i gëzuar edhe ata”, u shpreh për Radio Vala dhe Albsport.ch, Kapiteni i FC Prishtinës, Pajtim Mazreku.

“Gjithsesi jemi të përgatitur mirë këtë javë, poashtu edhe fizikisht dhe në ofensivë jemi mirë. Këtë moment nuk duhet më e lëshuar, është moment që gjithë shqiptarët këtu në Zvicër e kemi pritur dhe të shtunën veç me fitore, theksoi ish mesfushori i Shkëndisë së Tetovës, tani futbollist i FC Prishtinës, Hisham Emruli.

“Jemi shumë të përgatitur. Duke e patur parasysh se tre lojë e kemi shans me arritur suksesin, lojën e ardhshme e kemi vendimtare në shtëpi dhe jemi shumë optimist dhe shumë të përgatitur. Para sezonit nuk e kemi pasur me hy më lart, por të luajmë një sezon të mirë. Tash punët kanë shkuar siç kemi dashur ne dhe e kemi marr shansin për të luajtur një rang më lart. Është një hap shumë i vështirë, por ia kemi dalë, me lojtar individ, por edhe me gjithë stafin, kryesinë, me shikuesit që na e kanë dhënë forcën në maksimum. Për një ekip shqiptare në migrim është një shumë i mirë për më luajtur në kaq ligë të mirë të Zvicrës”, u shpreh mbrojtësi i FC Prishtinës, Ismail Morina, i cili gjithashtu fton tifozët për mbështetje.
“Kishim pasur qejf si ekip për më ardhur shumë shikues. I kisha lutur çdo shqiptar që jeton në Bernë, në Zvicër ose në këtë rajon ush ka mundësi ejani, jeni të mirëseardhur që tu tregojmë popujve që jetojnë në Zvicër e sidomos zviceranëve që me punë të mirë mundet më ia arritur qëllimit”, tha në mesazhin e tij dërguar tifozëve, Ismail Morina, futbollist i FC Prishtinës.

Ndeshja midis FC Prishtinës dhe FC Alle në kuadër të Ligës së Dytë të Bern/Jura, zhvillohet të shtunën me 28 Maj 2016, me fillim në ora 18:45, në stadiumin në Bodenweid, Bern.

K.Selimi /Albsport.ch

25_05_2016_fc_prishtina_bern (1) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (4) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (5) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (10) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (14) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (15) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (16) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (17) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (18) 25_05_2016_fc_prishtina_bern (19)

 

477 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *