KF Rinia Shqiptare – Oberwallis ngritët në Ligën e 4 në Valis të Zvicrës (Video)

Valis, me 10 Qershor 2016

Klubi i vetëm shqiptar i futbollit në rajonin e Valisit në Zvicër, KF Rinia Shqiptare sezonin 2015/16 e përfundon ngritje në Ligën e 4 të Federatës së Futbollit të Valisit.

Ndeshja e fundit e kampionatit në Ligën e 5-të, për KF Rinia Shqiptare kishte vlerë dhe domethënie shumë të madhe, sepse ekipi ishte vetëm tre pikë larg qëllimit, pozicionim në vend të dytë që siguron ngritje në Ligë të 4.

Fitorja me rezultat 4:0 ndaj ekipit të FC Varen 2 i dha suksesin klubit shqiptar. Golat u shënuan i pari nga autogoli i Stefan Behns në minutën e 14, Zufer Esati në minutën e 43, Taip Qazimi në minutën e 44 dhe Besnik Jusufi në minutën e 76-të.

“Jam një trajner që para lojës nuk mbaj leksione futbolli sa mbaj leksione më shumë psikologjike për ti motivuar futbollistët. Emocionin e momentit nuk mund ta përshkruaj sinqerisht. U kam thënë futbollistëve shpesh që do sëmurëm nga Ju qoftë nga e mira apo nga e keqja, mirëpo sot edhe nëse sëmurëm do sëmurëm nga e mira. Kështu që janë emocione të papërshkuara, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që ia arritëm qëllimit që punojmë dy vite. Shpresojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë kështu. Na nevojiten edhe shumë përforcime gjë për të cilën jemi duke punuar për moment. Jemi duke lobuar për futbollist të rinj të cilët kanë shprehur dëshirë që të vijnë të luajnë për shqiptarët. Ka futbollistë shumë që luajnë për liga të larta dhe kohëve të fundit është ajo tërheqja kombëtare që kërkojnë të luajnë në këtë ekip”, theksoi ekskluzivisht për Radio Vala dhe Albsport.ch, trajneri i KF Rinia Shqiptare – Oberwallis, Lindim Jusufi.

“Ky është mundi i këtyre viteve që kemi punuar bashkë si kolektiv. Është rezultat i atij mundi që kemi punuar bashkë si kolektiv, kemi treguar karakter si ekip, si kolektiv. Emocioni është i papërshkrueshëm, jemi të lumtur të gjithë. Desha të falënderoj edhe ekipin që kanë treguar karakter loje. Treguam se edhe në dimë të luajmë futboll pavarësisht se nga vijmë dhe si jemi integruar këtu. Është një ndjenjë e veçantë që rrallë herë ndodh”, tha futbollisti Gazmend Kadriu.

“Ndjehemi shumë mirë, normal që kemi emocione tash, kemi punuar shumë, kemi dashur t’ia arrijmë qëllimit dhe besoj se e merituam deri tash”, deklaroi Besir Demiri, i cili në ndeshjen e fundit ishte kapiten i KF Rinia Shqiptare – Oberwallis.

KF Rinia Shqiptare është themeluar në vitin 2009.

K.Selimi /Albsport.ch

10_06_2016_kf_rinia_shqiptare_oberwallis (10) 10_06_2016_kf_rinia_shqiptare_oberwallis (21) 10_06_2016_kf_rinia_shqiptare_oberwallis (24) 10_06_2016_kf_rinia_shqiptare_oberwallis (50) 10_06_2016_kf_rinia_shqiptare_oberwallis (53)

484 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *