KF Rinia Shqiptare – Oberwallis me fitore të Premten siguron ngritjen në Ligën e 4 të Wallisit në Zvicër

Visp, me 9 Qershor 2016

Klubi i Futbollit Rinia Shqiptare që aktualisht garon në Ligën e 5-të të rajonit të Walisit në Zvicër, janë vetëm një hap larg drejt suksesit të madh në sezonin 2015/16, ngritjen në Ligën e 4, shkruajnë Radio Vala dhe Albsport.ch.

Ka mbetur vetën edhe një xhiro ku Rinia Shqiptare duhet patjetër ta fitoje ndeshjen për të siguruar vendin e dytë në tabelë dhe inkuadrim një ligë më lartë.

Në ndeshjen e fundit para publikut vendas, KF Rinia Shqiptare do të përballet me ekipin e vendit të katërt, FC Varen 2.

“Nesër kemi ndeshjen e fundit para publikut tonë dhe gjasat për fitore janë 90% për neve. Po nëse fitojmë, gjasat janë 100%. Në Wallis ka një lloj modaliteti në lidhje me këtë
Pavarësisht se nuk kemi mundësi ta marrim vendin e parë, edhe me vendin e dytë jemi në ligën e 4. Kishim avantazh mbi 4 pikë nga vendi i dytë, po patëm mungesa të futbollistëve dhe disi rrezikuam goxha. Po fati prapë qëndroj me ne në një far mënyre”, u shpreh ekskluzivisht për Radio Vala dhe Albsport.ch, Lindim Jusufi nga KF Rinia Shqiptare – Oberwallis.

Ndeshja e javës së 18-të midis KF Rinia Shqiptare dhe FC Varen 2 do të zhvillohet të Premten me 10 Qershor 2016, me fillim në ora 20:00, në Sportplatz Südegg – Platz Süd, Visp.

Kasam Selimi /Albsport.ch

620 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *