Arlind Ajeti ekskluzivisht për Albsport.ch: Ka shumë talent në Kosovë, tash u ka ardhur shansi

Cyrih, me 23 Maj 2016

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti, në një prononcim ekskluziv për Albsport.ch, tha se Kosova do të jetë një kombëtare e fuqishme për kombëtaret tjera.

“Besoj që po, besoj që po. Ka shumë talent në Kosovë që nuk kanë e kanë pasur shansin më e treguar veten dhe tash u ka ardhur shansi, besoj se do e tregojnë veten sa më mirë. Normalisht, ne shqiptarët jemi të njohur që luftojmë dhe luajmë me zemër. Ka mundësi që në kohën e ardhshme të zbulohen do talent që nuk kanë pasur mundësi deri më tash”; tha për Albsport.ch, mbrojtësi, Arlind Ajeti.

Ajeti mori pjesë në festën e organizuar nga Rinora4 në Cyrih me rastin e pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

/Albsport.ch

636 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *