FC Prishtina e Bernës, javën e ardhshme siguron plasmanin në Ligën e 2-të Interregjionale të Zvicrës

Bernë, me 22 Maj 2016

FC Prishtina e Bernës edhe sezonin 2015/2016 është në prag të shënimit të suksesit historik, kësaj radhe me plasmanin edhe në një ligë më lartë në futbollin zviceran, në Ligën e 2-të Inter regjionale të Zvicrës. Djemtë e klubit kryeqytetas në javën e fundit kanë shënuar fitore vendimtare si mysafir, kundër ekipit FC Courgenay me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Valmir Shala në minutën e 56-të. Tre ndeshje para përfundimit të sezonit, FC Prishtina mban vendin e parë me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë FC Nidau. Plasmani në Ligën e 2-të Interregional tanimë është një qëllim i arritur, vetëm se nevojitet një rezultatat pozitiv në ndeshjen e javës së ardhshme kundër ekipit në fund të tabelës, FC Alle, transmeton Radio Vala dhe Albsport.ch.

“Pas një loje të vështirë dhe fitore të lojës së djeshme si vendimtare për rangun më të lart Liga e II Interregional, si të pabesueshme, por te arritur. Loja ne vikendin e ardhshëm do të jetë e pa harruar për gjeneratat e ardhshme për këtë sukses të klubit te tyre dhe do ta kujtojnë gjatë kete sukses të klubit tonë futbollistik Prishtina nga Berni. Ky sukses është arrit falë punës së pa lodhshme të udhëheqësisë se klubit, angazhimit dhe disiplinës të të gjithë lojtarëve dhe trajnerit si dhe përkrahjes së përhershme të donatorëve,anëtarëve dhe simpatizantëve të këtij klubi”, theksojnë nga FC Prishtina.

Kujtojmë që një vit më parë, FC Prishtina u plasua në Ligën e Dytë Bern/Jura.

K.Selimi /Albsport.ch

649 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *