FC Iliria e Solothurnit rikthehet në krye të tabelës, gara për në Ligën Interregionale deri në javën e fundit

Solothurn, me 22 Maj 2016

FC Iliria deri në javën e fundit të Ligës së Dytë të Solothurnit, do të duhet të luftoje për tu pozicionuar në vend të parë në tabelë që siguron plasmanin në Ligën Interregjional-e të Zvicrës.

Në javën e 20-të, ekipi shqiptar ka fituar në terren mysafir kundër FC Trimbach me rezultat 1:3. Egzon Mustafi, Nazim Elezi dhe Anton Thaqi i dhanë fitoren ekipit “Kuq e Zi”.

Deri në përfundim të kampionatit kanë ngelur edhe dy xhiro dhe për arritur synimin, futbollistët e FC Ilirisë duhet ti fitojnë të dyja ndeshjet ndaj FC Riedholz dhe FC Bellach. Çdo rezultat ndryshe e favorizon ekipin e vendit të dytë FC Fullenbach që janë vetëm një pikë mbas. K.Selimi /Albsport.ch

808 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *