Nuri Seferi fiton serbin Dusan Krstin

Olten, me 21 Maj 2016

Bokiseri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi pas një viti e 3 muaj pauzë, është rikthyer në ring me fitore kundër një kundërshtarit serb, Dusan Krstin.

Ndeshja ishte e paraparë me tetë raunde nga 3 minuta, por Nuri Seferi, Dusan Krstinin e mposhti më herët, në raundin e gjashtë.

Atmosfera në sallën e sportit në Olten të Zvicër ishte madhështore, me përkrahje të jashtëzakonshme për “Tajosonin shqiptar” nga mijëra tifozë shqiptar të ardhur gjithandej Zvicrës, por edhe nga Gjermania, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera.

Nuriun për ta mbështetur kishin ardhur edhe tifozët “Kuq e Zi” dhe “Plisat”.

Ajo që u veçua gjatë ndeshjes, por edhe në përfundimin e saj ishin simbolet dhe gjestet provokuese të boksierit serb, Krsin, i cili në një anën e djathtë kishte të vizatuar fotografinë e kriminelit Ratko Mlladiç, ndërsa në fund i ngriti tre gishtat.

Në mbrëmjen e madhe të boksit “The Story4”, përveç luftës së Nuri Seferit u zhvilluan edhe 14 ndeshje të tjera.

K.Selimi /Albsport.ch

898 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *