Nuri Seferi: Armikun ta mposhtësh me punë dhe sukses, kjo është kultura jonë

Olten, me 21 Maj 2016

Armikun ta mposhtësh me punë dhe sukses, kjo është kultura jonë tha në intervistën ekskluzive për RadioVala dhe Albsport.ch, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi pas fitores kundër serbit, Dusan Krstin.

“Emocione të jashtëzakonshme për arsye sepse ishte më shumë se një ndeshje boksi, për arsye se kundërshtari ishte i një nacionaliteti që nuk jemi edhe aq miq. Normalisht që sporti është sport dhe unë e vlerësoj dhe e respektoj. Gjatë gjithë kohës bëra maksimumin, bëra punën time që gradualisht ta lodh dhe ta mposht kundërshtarin, por në mënyrë sportive e jo me ndonjë gjest idiotesk për arsye se Ju e patë të gjithë ishin shqiptar dhe publiku u soll shumë mirë, punën e njëjtë e bëra edhe unë dhe në fund mbi të gjitha është fitorja. Ju e patë që ai kishte ca tatuazhe që sot njëri që është sadopak i shëndosh në kokë dhe me tru nuk i bën ato gjëra, sepse ato njerëz nuk kanë bërë vepra që të mburret dikush, ato kanë bërë pisllëqe, kanë bërë masakra që me shekuj e me shekuj do të flitet për ato, ndërsa njerëz të tillë mburren me ato kriminel. Ishte një motivim pak më i veçantë për mua. Në fillim isha edhe i emocionuar për arsye se kisha një kundërshtar që përveç se ishte i nacionalitetit serb, ishte një çetnik apo djalë çetniku ku ta dijë unë dhe kjo ishte synimi im që gradualisht ta mposht, ta lodh dhe kjo është kënaqësi. Armikun ta mposhtësh me punë, sukses dhe me kulturë e jo të bësh jo sportive. Ju e patë që nga raundi i parë shkova çdo rund duke rritur intensitetin dhe në raundin e pestë e patë vet, aq e kishte shpirtin, nuk arrti ti përballoj”, deklaroi për RadioVala dhe Albsport.ch, boksieri Nuri Seferi, i cili falënderoi tifozët për mbështetjen.

“Falënderimi më i madh është normalisht te tifozët dhe te ato që më mbështeten këtu në sallë, por edhe ato që më kanë ndjekur nëpër media, ato që nuk kanë pasur mundësi të jenë këtu. Ajo që më bën krenar është që gjithë këto njerëz këtu dinë të respektojnë dhe vlerësojnë një sportist. Edhe sikur ai që ishte një njëri provokativ, por para neve dhe në mesin tonë u ndje shumë i sigurt dhe nuk pati asnjë lloj incidenti. Kjo është kultura jonë”, u shpreh boksieri Nuri Seferi i cili në ndeshjen e 21 Majit duhej të përballej me boksierin bullgar Marichev, por në fund u ndryshua kundërshtari dhe u ndesh me serbin, Krstin.

“Stafi im ndoshta e kanë ditur ndoshta pak disa ditë më herët, por unë jam informuar më vonesë. Momentet që jam në përgatitjet mua nuk më prish punë se kush është kundërshtari. Mund edhe në minutën e fundit të ndërrohet kundërshtari nuk do të thotë asgjë për mua, kur jam i gatshëm jam i gatshëm të boksoj kundër çdokujt, kështu që kush është kundërshtari sështë tragjike për mua, kushdo të jetë letë jetë edhe në minutën e fundit të ndryshohet kundërshtari për mua ska problem. Jam i gatshëm”.

Nuri Seferi për Radio Vala dhe Albsport.ch, zbuloi se planifikon që Nëntor të këtij viti të zhvillone një ndeshje në Tiranë.

“Është caktuar edhe një datë. Jam në plane që të bëj një ndeshje në Tiranë në Nëntor të këtij viti. Jemi duke punuar dhe unë uroj që të realizohet kjo gjë, por ditët në vijim do të jetë më gjerësisht”, u shpreh boksieri shqiptar, Nuri Seferi në prononcimin ekskluziv për RadioVala dhe Albsport.ch.

K.Selimi /Albsport.ch

1,009 total views, 5 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *