Shqiptarët në Diasporë bashkë e festuan pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, në Rinora4 në Cyrih (Video)

Cyrih, me 20 Maj 2016

Për të festuar dy momentet e rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës, pranimin në UEFA dhe FIFA, Diskoteka Rinor në Cyrih kishte organizuar Program festiv, ku të ftuar dhe pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, anëtarë tjerë të FFK-së, kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skender Thaçi, përfaqësues nga klubet shqiptare në Zvicër, futbollist të kombëtares shqiptare ku morën pjesë mbrojtësit Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti, mesfushori Taulant Xhaka, transmeton Radio Vala dhe Albsport.ch.

“Meqenëse se dihet se Rinora4 është një ndër vendet e para që ka filluar me organizime, disi jemi edhe lider me këto organizime që bëhen pak më speciale. Prandaj, me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ne e pamë të arsyeshme që gëzimin e madh që e kishin njerëzit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Zvicër që ti bashkëngjitmi atij gëzimi, meqë ishte pamundësia që të udhëtojnë dhe të shkojnë të gjithë atje, ne vendosëm që ta bëjmë atë në Rinora4. Menduam se diçka e tillë është e nevojshme për komunitetin shqiptar që gjendemi këtu në Zvicër”, tha për Radio Vala dhe Albsport.ch, njëri prej pronarëve të Rinora4, Shaban Konxheli

“Mendoj që të gjithë që kanë qenë të përfshirë rreth këtij procesi janë më të lehtësuar në një farë mënyre nga ato presione të vazhdueshme që kanë qenë me vite të tëra dhe duke marr parasysh sakrificat e shumë gjeneratave dhe një ëndërr e kamotshme më në fund u bë realitet. Unë i kam pasur edhe argumentet e mia dhe në bisedat gjatë këtyre dy viteve, kam qenë i bindur se kjo do të ndodh dhe ndodhi siç ishte e paraparë në muajin maj, edhe pse ndoshta pak me vonesë”, deklaroi për Radio Vala dhe Albsport.ch, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Në emër të Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, shfrytëzova rastin të uroj kryetarin Vokrri për arritjet historike të Kosovës, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA. Ishte një organizim shumë i mirë, një ide shumë e mirë dhe e rëndësishmja se shqiptarët nga trojet tona në Diasporë e festuan bashkë suksesin e Kosovës”, tha për Radio Vala dhe Albsport.ch, kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skender Thaçi.

Mbrojtësi i Bazelit, Arlind Ajeti ekskluzivisht për Radio Vala dhe Albsport.ch, tha se ndjehet i lumtur që Kosova është bërë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Jam shumë i lumtur, e kemi përcjellë me krejt familjen dhe e kemi pritur me shumë kënaqësi. Normalisht me gjithë qejf kemi ardhur këtu pas ftesës që na e kanë dhënë. Do e festojmë, do e festojmë këtë gjë që e kemi pritur që sa”, theksoi ekskluzivisht për Radio Vala dhe Albsport.ch, Arlind Ajeti.

Programi filloi me vallëzim nga ana e Shkollës së Vallëzimit SHOTA, pastaj me këndim nga këngëtarja Teuta Selimi, ndërsa pjesë e programit ishin edhe Humoristët Stupcat.

Nga Rinora4 për Radio Vala dhe Albsport.ch thanë se do vazhdojnë me organizime të këtilla festive.

K.Selimi /Albsort.ch

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/RadioVala/videos/1066873030045721/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

519 total views, 2 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *