Nuri Seferi për ndeshjen ndaj serbit Krstin: Do bëj çmos që të dal fitues

Olten, me 20 Maj 2016

Pas një viti e tre muaj, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit do të ngjitet në ring, kësaj radhe ndaj një kundërshtari serb, Dusan Krstin.

Në një prononcim ekskluziv për Radio Vala dhe Albsport.ch, boksieri Nuri Seferi deklaroi se dhe përkundër asaj se vetëm dy ditë para ndeshjes ka një kundërshtar të ri, ai thotë se do se është i gatshëm kushdo që të jetë kundërshtari.

“Dy ditët e fundit kemi pasur një stres pak, puna e kundërshtarit për arsye siç e patë edhe Ju, planifikuar ishte një kundërshtar tjetër dhe dy ditë para na erdhi një konfirmim nga Federata Bullgare që kundërshtari që ishte planifikuar dhe që u lajmërua gjatë gjithë kohës, sdi për çfarë arsye nuk iu lejua me kundërshtuar kundër meje. Falë menaxherit tim, brenda dy ditëve arritem që të gjejmë një kundërshtar të përshtatshëm.
Normalisht, është diçka e pa zakont dy ditë para, është një kohë e pa mjaftueshme ta realizosh dhe ta analizosh kundërshtarin. Por, jam i gatshmë dhe i përgatitur në formë fizike dhe psiqike. Mua nuk më shqetëson fare se kush do jetë kundërshtari. Jam i gatshëm dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh për RadioVala dhe Albsport.ch, boksieri Nuri Seferi.

“Do të bëj çmos dhe më të mirën që të dal edhe fitues në mbrëmje”, tha për RadioVala dhe Albsport.ch, boksieri Nuri Seferi.

K.Selimi /Albsport.ch

883 total views, 0 views today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *